Policia daneze ka ngritur akuza ndaj rreth 1 mijë të rinjve për shpërndarje të materialeve pornografike me adoleshentë. Gjithçka si pasojë e ndryshimit të rregullave nga Facebook, për shpërndarjen e materialeve në këtë rrjet social. Procedimet kanë nisur ndaj atyre të rinjve që kanë shpërndarë përmes messengerit video pornografike, ku protagonistë janë personat nën 18 vjeç.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se mes të rinjve të proceduar vetëm 800 janë meshkuj, pjesa tjetër femra. Mosha e tyre është nga 15 deri 20 vjeç. Kohët e fundit, Facebook po përdor një kod që njofton menjëherë policinë amerikane për rastet e shpërndarjes në bisedat e Messengerit, të materialeve pornografike. Nëse rastet përbëjnë shkelje, policia amerikane informon menjëherë Interpolin.

Rreti më i madh social në botë u detyrua të ndryshojë politikat e shpërndarjes së fotove dhe videove, pas hapjes së disa proceseve gjyqësore nga personave që kanë rënë pre e këtyre filmimeve. Mes këtyre rasteve përmendet ai i një 14-vjeçareje nga Irlanda, e cila paditi Facebookun pasi një burrë postoi imazhe të saj nudo në platformën e tij pas një marrëveshjeje të fshehtë me kompaninë.

Tv Klan