Policia e Vlorës ka arrestuar një prej trafikantëve të drogës që u sekuestrua ditën e djeshme në Karaburun.

Policia tha se është arrestuar 56-vjeçari Patriot Belulaj, banues në fshatin Dukat, Vlorë.

Ai u arrestua pasi është pronar i një stani në Gjirin e Bristanit, Karaburun, në afërsi të vendit ku u sekuestruan 1 708 kilogramë kanabis ditën e djeshme. 

Nga hetimet e kryera, dyshohet se Belulaj është një nga autorët e përfshirë në kryerjen e veprave penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, mbetur në tentativë” dhe “Moskallëzim krimi”.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në trafikimin e drogës./tvklan.al