Policia italiane sekuestroi 1.6 ton marijuanë në një fshat në Brindisi dhe arrestoi 22-vjeçarin shqiptar, Abaz Mamo, personi që shihni në këtë foto.

Sasia e madhe e drogës ruhej në një banesë nga dy shqiptarë, i riu i arrestuar dhe një tjetër person i cili mundi t’u shpëtojë prangave.

Karabinierët e Brindizit pikasën mëngjesin e së martës dy shqiptarët dhe realizuan operacionin blic në banesë, ku u zbuluan marijuanën. Sipas mediave në Itali, disa nga pakot e mëdha me lëndë narkotike ishin të lagura dhe me rërë, çka provon se droga e sekuestruar ka mbërritur në Itali përmes detit, ashtu si në rastet e mëparshme.

Gjatë operacionit shqiptarëve iu gjetën edhe këto dy pistoleta dhe një sasi fishekësh. Nga përllogaritjet e mediave në vendin fqinj, vlera e drogës së kapur është rreth 8 milionë euro. Abaz Mamo akuzohet për trafik ndërkombëtar droge. Ai u dërgua në burgun e Brindizit në pritje të masës nga gjykata.

Tv Klan