Vinte nga Shqipëria, në kërkim një 30-vjeçar shqiptar

Policia greke sekuestroi rreth 104 kg marijuanë në një automjet, që vinte nga Shqipëria.

Në pranga ranë një 30-vjeçar grek që drejtonte mjetin dhe pasagjerja rumune. Automjeti ishte në pronësi të një 30-vjeçari shqiptar, i cili u shpall në kërkim.

Identiteti i tij nuk bëhet i ditur. Droga u kap në qytezën Agio Dimitri në rajonin e Artës. Por policia ishte vënë në ndjekje të automjetit, që kufirin me Shqipërinë.

Tv Klan