1

Dy persona që po tentonin të shisnin një sasi të konsiderueshme eksplozivi u arrestuan në Kamzë. Policia e Tiranës i kapi në flagrancë, pas informacioneve të marra në rruge operative.

Operaconi i koduar me emrin “Denxhër” çoi në pranga Sokol Sianin, 31 vjeç dhe Imerli Metajn, 37 vjeç, që të dy nga Kukësi.

Ata u kapën me 126 cope eksploziv plastik, xhelatinë, me peshë 30 kilogram.

Me vete kishin edhe 45 kapsolla që shërbenin si detonatorë për lëndën plasëse dhe një shumë të konsiderueshme parash.

Policia tha se ata u arrestuan teksa po tentonin dorëzimin e eksplozivit tek nje person qe e kishte porositur atë.

Blerësi mundi t’i shpëtonte arrestimit. Por policia e ka identifikuar dhe është shpallur në kerkim.

Në një tjetër operacion, të koduar me emrin Tekniku, policia e kryeqytetit arrestoi një 33 – vjeçar pasi në shtëpi iu gjet një arsenal armësh, municionesh dhe materiale të tjera të paligjshme, të dyshuara se janë përdorur në ngjarje kriminale.

Alban Mero, lindur në Elbasan dhe banues në Fushë Mëzez të Tiranës, u kap në shtëpinë e tij, ku mbante edhe armët, disa pistoleta e pushkë, si dhe disa maska, fenelina të makinave të policisë dhe një sasi marijuane.

Tv Klan