285 mijë metra katrorë tokë në zonën bregdetare “Rana e Hedhun” në Lezhë janë sekuestruar nga prokuroria.

Kjo pronë sipas hetimeve është përfituar nga tre familje përmes dokumenteve të falsifikuara.

Hetimi për këtë rast nisi, pas kallëzimit të një shtetasi, i cili posedon dokumente zyrtarë dhe origjinal për pronësinë e tokës. Prokuroria e Lezhës ka krijuar dyshimet se 5 parcelave iu është ndryshuar në mënyrë të kundërligjshme zëri kadastral nga zonë pyjore, në zonë pemtore e tokë arë.  

Kjo prone ishte regjistruar ne hipoteke ne gusht te këtij viti në emër të personave të tjerë.

Tre familjet përfituese janë pyetur nga prokuroria, por kanë mohuar se kanë firmosur dokumentacionin. Një pjesë e parcelave të dyshuara si të përfituara në mënyrë të paligjshme janë tjetërsuar, duke ua shitur personave të tretë./Tv Klan