371 kilogramë kanabis të sekuestruara,7500 bimë të shkatërruara dhe katër persona të arrestuar është bilanci i katër aksioneve antikanabis gjatë kësaj të premte në Lezhë, Vlorë, Shkodër dhe Gjirokastër.

Blutë e Shkodrës në operacionin “Green House”, shtëpia jeshile kanë kapur 156 kilogramë kanabis në banesat e shtetasve Valentin Gjeloshi dhe Ermir Gjeloshi. Këta dy persona janë ndaluar në flagrancë dhe mbi ta rëndon akuza e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Policia e Vlorës në aksion rrugor Kotë-Drashovicë në një automjet ka sekuestruar 75 kilogam hashash dhe ka prangosur 22-vjeçarin nga Lushnja Kleant Xhaka.

Në Kurbin u seksuestruan 10 kilogram kanabis në Vinjoll. U arrestua në flgrancë poseduesi i drogës, Qamil Hajdari dhe u shpall në kërkim një tjetër person. Këta persona kishin përshtatur dy ambiente për tharjen e bimës narkotike.

Në Tepelenë dhe Memaliaj në një aksion të gjerë ku morën pjesë 80 forca policie u asgjësuan 7500 bimë kanabis dhe u sekuestruan 35 kilogramë kanabis. Policia po punon për kapjen e autorëve.

Tv Klan