Policia e Pogradecit ka sekuestruar 53 pako me kanabis. 

Sekuestrimi i këtyre pakove të mbështjella me letër natriban të cilat peshojnë 55 kilogramë është bërë në fshatin Lin të Pogradecit rreth 300 metra pranë një kompleksi turistik.

Policia është vënë në ndjekje të autorëve si dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/tvklan.al