Policia e Tepelenës ka sekuestruar 650 bimë kanabis në vendin e quajtur “Lajthizë”, në një ambient të hapur. Lidhur me këtë ngjarje policfia ka nisur procedimi në lirë për kryeplakun e fshatit Gusmar  E.K, 29 vjeç, si dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë:

Asgjësohen 650 bimë të kultivuara, të dyshuara narkotike Cannabis Sattiva. Procedohet në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Gusmar.

Në datë 25.07.2017, në fshatin Gusmar, në vendin e quajtur “Lajthizë”, në një ambient të hapur, nga shërbimet e Komisariatit Tepelenë  u gjetën të kultivuara 650 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa.

Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për shtetasin:

E.K, 29 vjeç, banues në Gusmar, Tepelenë, (kryeplak i fshatit Gusmar).

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme./tvklan.al