Një sasi lënde narkotike, armë dhe municione janë sekuestruar në fshatin Kastriot të Dibrës, si dhe është arrestuar poseduesi.

Policia thotë se ai është Tomor Leshi 40 vjeç, të cilit në banesë ju gjetën 3.25 kg kanabis e ndarë në 3 pako, një automatik dhe 25 fishekë.

Ndaj 40-vjeçarit është ngritur akuza e shitjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje.

/tvklan.al