Punonjësit e qendrës rajonale jugore të sektorit të policisë kufitare kanë sekuestruar sot në Ulqin rreth orës 10:30, 8 milje nga bregu, sasi të mëdha droge.

Bëhet fjalë për rreth 1.5 ton skank (drogë e tipit Cannabis), e cila ishte e paketuar në 78 thasë plastmasi në një skaf të cilin e drejtonin dy shtetas shqiptarë.

Policia e ka ndjekur skafin në të cilin ndodhej drogaderi në marinë poshtë Kalasë./tvklan.al