Agjencia e Inteligjencës Ushtarake të Serbisë, pretendon se javën e kaluar ka konfiskuar një arsenal armësh në jug të Serbisë, të cilat kishin si destinacion Maqedoninë.

Sipas burimeve jozyrtare të Blic, bëhet fjale për pushke, mitraloz, mortaja dhe granata dore të cilat në total janë më shumë se një mijë armë.

Gjithmonë sipas gazetës serbe, Blic, arsenali u zbulua ne te Preshevës dhe Bujanovcit, në kohën kur një shtetas i huaj dhe dy shqiptarëve po përpiqeshin të kalonin armët në Maqedoni.

Burime të agjencisë inteligjence serbe i kane thëne gazetës Blic se armët  ishin të destinuara të përdoreshin në rast të një shpërthimi të konfliktit në Maqedoni.

Ndërkohe situata politike në Maqedoni paraqitet e qetë dhe gjithnjë e më pranë zgjidhjes se krizës. Konfirmimi vjen edhe nga Brukseli, i cili ka ftuar zyrtarisht kryetari i ri të Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferin.

Me ftesë të zyrtareve të lartë të Bashkimit Evropian, Xhaferi do të zhvillojë takime eurokomisionerin për zgjerim Johanes Han dhe përfaqësuesen e lartë për çështje të jashtme dhe siguri politike të Bashkimit Evropian Federika Mogerini

Gjatë vizitës në Bruksel, Xhaferi do të takohet edhe me kryetarin e Parlamentit Evropian, Antonio Tajani, por edhe eurodeputetet Ivo Vajgel, Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein.

Tv Klan