Policia e Tiranës ka sekuestruar më shumë se gjysmë kuintali tritol e municione luftarake si dhe ka arrestuar një person në flagrancë.

Në kuadër të operacionit “Fuqia”, është arrestuar në flagrancë Ylli Done, 38 vjeç, banues në Tepelenë ( i dënuar më parë) dhe janë sekuestruar 45 kg tritol, (309 kallëpe), 5 copë eksploziv plastik dhe 5 kuti me 500 kapesolla detonatore alumini.

Policia po ashtu tha se ka sekuestruar 10 granata mbrojtëse, 720 copë fishekë model 56, 10 ndezësa unifikues granatash dhe 1 qese trasparente brenda të cilës iu gjet pluhur kafe me lëndë plasëse artizanale.

Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të   “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”./tvklan.al