Është sekuestruar sonte në Vlorë një gomone e mbushur me me lëndë narkotike të dyshuar si Cannabis Sattiva

Policia kufitare e kapi gomonen me gjatësi rreth 7 m, në zonën e Karaburunit pranë vendit të quajtur “Petrula”, nga ku besohet se do trafikonte drogën për në Itali.

Policia tha se po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me peshimin e lëndës narkotike.

Trafikantët kanë arritur të largohen, policia vazhdon kërkimet nga toka dhe deti me qëllim krehjen e zonës dhe kapjen e autorëve.

/tvklan.al