Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi ju gjetën sasi të konsiderueshme të drogërave të forta.

Autoritetet kishin marrë informacion për veprimtarinë kriminale të 34-vjeçarit. Teksa po udhëtonte më makinë, ai u ndalua në San Salvo dhe iu nënshtrua një kontrolli.

Shqiptarit ju gjet një shumë e konsiderueshme prej 7500 Euro dhe më pas autoritetet italiane shkuan për kontroll në banesën e tij. Aty gjetën 3 kilogramë heroinë dhe 1 kilogramë kokainë.

Nga hetimet paraprake, lënda narkotike ishte destinuar për t’u shitur në tregun vendas me pakicë. 34-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, akuzohet për posedim dhe shitje të lëndëve narkotike. /

tvklan.al