Një operacion i përbashkët mes Policisë Kufitare Shqiptare dhe forcave Policore Italiane ka sjellë në kapjen dhe sekuestrimin e një sasie prej 217 kg lënde narkotike e llojit marjuanë në zonën e Leçes në shtetin fqinj.

Janë arrestuar në flagrancë për posedim të lëndës narkotike dy shtetas shqiptarë me banim në Itali.

Falë bashkëpunimit të ngushtë dhe në kohë reale ka nisur një veprimtari policore e mirëfilltë me shkëmbim informacionesh për persona të dyshuar për veprimtari të trafikut të paligjshëm të cilët operojnë në shtetin italian.

Bazuar në informacionet e dërguara në rrugë operative nga Policia  Kufitare Shqiptare nëpërmjet zyrës ndërlidhëse të Policisë Shqiptare  në Itali, policisë italianë  (shërbimit antidrogë, Policisë së Kufirit të Zonës 9 dhe Guardia di Finanza të Pulias), u bë i mundur arrestimi i shtetasve me iniciale  B. K.  37  vjeç dhe A.D. 26 vjeç , të cilët ishin në përgatitje të trafikimit të lëndës narkotike në zonën e Leçes, Itali.

Janë në vijim veprimtaritë policore dhe hetimore për kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të tyre. /

tvklan.al