Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur nën sekuestro preventive pasurinë e Kelmend Balilit dhe familjarëve të tij. Burimet sqarojnë se nën sekuestro mësohet se janë vendosur troje, biznese dhe apartamente që rezultojnë në emër të familjes Balili në Sarandë.

Mes pasurive të bllokuara është edhe kompleksi i njohur në bredetin e Sarandës “Santa Quaranta”. Gjithashtu janë disa dhjetra apartamente, troje dhe njësi të tjera shërbimi të cilat janë në emër të familjarëve të Kelmend Balilit. Sipas Prokurorisë dyshohet se këto janë produkt i aktiviteteve kriminale dhe kryesisht trafikut të drogës ku Balili ka qenë i përfshirë. Pasuritë e sekuestruara deri në një vendim për përfundimtare të Gjykatës nuk mund të shiten apo tjetërsohen.

45-vjeçari është në kërkim prej me shumë se një viti nga autoritetet shqiptare dhe greke por ende nuk është arrestuar. Në maj të vitit 2016, autoritetet greke pas një hetimi të përbashkët me DEA-n amerikane faktuar se Kelmend Balili ishte drejtuesi i një rrjeti të trafikut të kanabisit dhe drogërave të forta nga Shqipëria në Greqi dhe më pas në vende të Bashkimin Europian. Në kohën kur akuzat u bënë publike Kelmend Balili mbante detyrën e Drejtorit të Transporteve në Sarandë. Ai dha dorëheqjen nga detyra por me pas u zhduk dhe prej 1 viti e gjysëm është ende në arrati.

Tv Klan