Forcat italiane të Guardia di Finanza kanë sekuestruar automjetin luksoz “Range Rover” me vlerë 100 mijë euro, të bosit të drogës Bledar Pejana, i njohur ndryshe me nofkën “Messi i Shqipërisë”.

Ai është një nga trafikantët më të mëdhenj të drogës në Itali, i cili importonte nga Amerika e Jugut më shumë se 200 kilogramë kokainë në muaj.

Në mars të vitit 2015, “Messi i Shqipërisë” u ekstradua nga Holanda për në Itali. Ndërsa para ekstradimit, kishte mundur t’i shpëtonte një operacioni të gjatë ndjekjeje nga policia e Breshias.

Bledar Pejana kishte braktisur automjetin e tij “Range Rover” në Vigevano dhe ishte strehuar në veri të Europës.

Autoritetet italiane nuk u mjaftuan me arrestimin dhe ekstradimin e “Messit shqiptar”, por kryen kërkime në llogarinë rrjedhëse të Pejanës, sekuestruan automjetin tip ‘Range Rover Sport”, si edhe morën masën e sekuestrimit të pasurive,masë e cila momentalisht është lënë pezull.

Tv Klan