Policia e Vlorës ka sekuestruar një sipërfaqe toke prej 20.000 m2 në Porto Palermo, Himarë.

Toka me vlerë rreth 2.5 milion euro ishte përvetësuar nga Robert Koçi, vendbanues në Tiranë nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve.

Mbi 60-vjeçarin rëndojnë këto akuza:

“Falsifikim dokumentesh”

“Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”

Koçit i është është caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg”./tvklan.al