Pas një takimi që pati me Lulzim Bashën, Eduard Selami tha se i kishte sugjeruar atij, shtyrjen e datës së zgjedhjeve për kryetar të Partisë Demokratike.

Sipas Selamit, data 22 Korrik nuk jep kohë të mjaftueshme për të bërë fushatë dhe më e mira do të ishte shtyrja e zgjedhjeve në javën e parë të Shtatorit.

“I sugjerova që data 22 Korrik, nuk na jep kohë të mjaftueshme për të bërë fushatë dhe unë propozoj si kompromis të jetë java e parë e Shtatorit. Na duhet në grupin parlamentar të kemi lidershipin e ri. Zoti Basha më tha se kjo është nuk është kompetencë e tij, por e Komisionit të Organizativ. Unë mendoj që një shtyrje e tillë do të jetë një mundësi e mirë dhe në interes edhe të kandidatëve të tjerë”.

Më tej, Selami ripërsëriti se sipas mendimit të tij, dorëheqja e Bashës do të kishte garantuar një garë më të drejtë. Ai u shpreh se pavarësisht kësaj do ta vazhdojë garën për kryetar të PD.

“Unë do ta vazhdoj garën pasi mendoj se një garë e ndershme është në interes të PD dhe të gjithëve.”

/tvklan.al