Selena Gomez diti si ta festonte 25 – vjetorin e saj të lindjes.

Këngëtarja e mbylli festimin e datëlindjes ditën e hënë, me një darkë intime dhe një të organizuar me të famshëm në Los Angeles. Në mbrëmje ajo u pa teksa i drejtohej restorantit të preferuar të ish – të dashurit të saj, Justin Bieber, “The Nice Guy”.

Ajo dukej mjaft joshëse me fustanin e zi të gjatë dhe flokët e kapur bisht, në mënyrë që fytyra e saj e ëmbël dhe e grimuar pak, të dilte në pah.  

Selena shoqërohej nga i dashuri i saj aktual, The Weeknd, i cili nuk mund të mungonte në këtë ditë të veçantë për të./ tvklan.al