rita dhe selena

Janë dy ndër këngëtaret më të talentuara të momentit, por dhe dy ndër vajzat më të ndjekura në showbiz-in botëror.

Por Rita Ora dhe Selena Gomez, janë dy mikesha të mira me njëra-tjertën.

Këtë e vërteton dhe foto e postuar nga këngëtarja me origjinë shqiptare, e cila në profilin e saj në Instagram ka ndarë një moment së bashku me këngëtaren e hitit “Love you like a love song”.

Në këtë selfie, që duket e realizuar gjatë një momenti feste, dy vajzat kanë pozuar të përqafuara, ndërkohë që Selena është ajo që puth me shumë ngrohtësi Ritën.

Të menjëhershme kanë qenë reagimet e fansave që i përkasin të dy këngëtareve. Të papërmbajtur në entuziazëm, ata janë shprehur të lumtur pafund nga kjo miqësi mes dy artisteve./tvklan.al