Në Korenë e Jugut po zhvillohet një aplikacion që ju jep mundësisë të flisni dhe të bëni selfie me mishërimet e të afërmve tuaj që tashmë kanë ndërruar jetë.

Fillimisht, ata duhet të skanohen në 3D dhe rikrijohen digjitalisht teksa janë ende në jetë.

“Ne e kemi dizajnuar këtë për dikë që ka humbur dikë nda familja. Kjo edhe për eksperiencën time personale. Unë kisha gjyshen, ajo vdiq pak vite më parë. Ndjej vërtetë keqardhje që vdiq dhe ne nuk kishim asnjë foto bashkë. Unë nuk mund të bëj foto me të tanimë, kështu që në këtë rast do të ishte diçka shumë e mirë të përdorja mishërimet,” tha Eun Jin Lim nga Elrois, kompania që po e zhvillon këtë aplikacion.

Gazetari i BBC-së Chris Foxx i tha se ju nuk po krijoni kujtime të vërteta por të rreme.

Lim tha se ajo mendonte që nuk janë të rreme, pasi këto janë mishërime 3D realiste dhe “prezenca e vërtetë është në mendjen time.”

Foxx pyeti nëse njerëzit mund ta shikojnë si një ide të çuditshme të përpiqesh t’i rikrijosh në një botë 3D njerëzit që kanë vdekur.

“Disa mund të mendojnë ashtu por unë do të thosha: “Gjyshe dua të të kujtoj përgjithmonë,” tha Lim.

“BBC” thotë se për momentin njerëzit duhet të kalojnë në një kabinë skaneri 3D për t’u bërë mishërime. Por, kompania shpreson që telefonat e ardhshëm celularë do të integrojnë skanimin 3D. Inteligjenca artificiale po ashtu u lejon njerëzve të flasin me mishërimin e të afërmve të tyre./tvklan.al