Tashmë ato janë shndërruar në një mani të vërtetë, çdo rast është i mirë për të realizuar një “selfie”. E sa më e çuditshme apo e veçantë situata, aq më mirë është.

E klasifikuar nga Shoqata Psikiatrike Amerikane (APA), si një çrregullim mendor, sigurisht në momentin që ekzagjerohet, realizimi i një foto “selfie” mund të shndërrohet në jo pak raste, në një rrezik për jetën.

E nëse nuk e besoni, galeria e mësipërme ju jep disa raste ekstreme, kur njerëzit nuk kanë hequr dorë nga dëshira për t’u fotografuar dhe pse kjo mund t’i kishte kushtuar shëndetin, majde dhe jetën./tvklan.al