Valbona-ArditiMiqësia mes Missit të parë të Shqipërisë, Valbona Selimllari dhe prezantuesit të njohur të emisionit “E diela shqiptare”, Ardit Gjebrea forcohet çdo ditë.

Këtë fakt e ka bërë të njohur vetë Valbona, e cila ka postuar në rrjetin social “Facebook” një foto që pozon në krah të Arditit.

“Çdo ditë që kalon edhe më e fortë bëhet miqësia jonë” – ishte mbishkrimi që shoqëronte foton.

Ikona e bukurisë, së shpejti do të rikthehet në ekran, jo në rolin e prezantueses por në rolin e jurisë, në spektaklin më të ri të Televizionit Klan “Dance with me”.

tvklan.al