Disfatat duket sikur nuk kanë fund. Kjo në Euro 2016 ishte vetëm ajo e radhës, por tifozët shpresojnë që më në fund për Anglinë të vijnë edhe ditë të mira.

Besimin e tyre të paktë, ndoshta e kthen në triumf ky njeri 61-vjeçar. Sem Allwrdajs është njeriu i përzgjedhur nga Federata Angleze e Futbollit për të drejtuar kombëtaren më të vjetër të botës.

Trajneri i Sandërlendit i zë vendin Roi Hoxhsonit, që nuk mund të vazhdonte më pas turpërimit nga Islanda në Kampionatin Europian.

Allwrdajs ka fituar konkurrencën me trajnerin e Hullit, Stiv Brus, ndërsa duket se në vendimin e Federatës pati ndikim vendimtar Swr Aleks Ferguson, për shkak të miqësisë së tij të hershme me ish-shefin ekzekutiv të Mançester Junajtidit, Dejvid Xhil.

Pas 21 vitesh karrierë profesioniste, Semi i Madh kaloi menjëherë në profesionin e trajnerit. Asnjëherë nuk drejtoi skuadra të mëdha, por gjithsesi fitoi respektin e të gjithëve si njeri i fortë tek Boltoni, Njukaswlli, Blekbwrni, Uest Hemi apo Sandwrlendi.

Gjashtë herë ai është shpallur trajneri i muajit, në Premier Ligë. Semi i Madh pritet të nisë menjëherë punën me skuadrën që është mësuar të quhet si më e famshmja e botës, por në krizë të rëndë identiteti që po thellohet prej gjysmë shekulli./

TV KLAN