Studimet e fundit kanë dalë në konluzionin që gratë që vuajnë nga Alzhaimer, kanë aftësi më të dobëta njohëse se burrat të cilët janë në të njëjtën fazë të sëmundjes.

Duke kryer një sërë ushtrimesh dhe kërkimesh, shkenctarët e Universitetit të Hertforshire zbuluan se gratë kishin më pak aftësi për të mësuar gjuhë të huaja, fuksione jo të mira të të menduarit dhe kujtesë më të varfër se burrat.

Profersori Keith Laws që drejtoi grupin e studimit u shpreh se mund të jetë i nevojshëm reduktimi i hormonit estrogjen pas periushës së menopauzës tek femra, ose influenca e gjeneve APOE, të cilat shtojnë riskun për zhvillimin e Alzhaimer.

Gjenet janë të vështira për tu ndryshuar por më të thjeshta për tu mbrojtur.Neuronet e dëmtuara të trurit janë të  modifikueshme dhe me pak punë në këtë drejtim, femrat mmund të vuajnë më pak në të ardhmen.

“Është thelbësore që ne të vazhdojmë të identifikojmë rolin  e ndryshimeve gjinore në këtë sëmundje sepse nëse kemi diagnoza më të sakta e kemi më të lehtë të hapim dyer për të gjtur kura më efikase,” – u shpreh profesor Laws./tvklan.al