Një nënë tregon se si është detyruar t’i rruajë flokët vajzës së saj 2 vjeçare, pasi kjo e fundit i tërhiqte me dhunë.

Kerry Shearer, nga Grantham i Lincolnshire, beson se vajza e saj, Isla, ka trichotillomania, një çrregullim i kontrollit të impulseve, ku i sëmuri ndihet i detyruar të tërheqë flokët e tij.

E dëshpëruar për të ndaluar vajzën e vogël të dëmtonte më tej veten, Kerry dhe bashkëshorti i saj, Gavin, 35 vjeç, vendosën që rruajtja e flokëve ishte e vetmja zgjidhje. Kjo masë drastike ka bërë që Isla ta frenojë shumë pak sjelljen e saj ekstreme.

Kerry tha:

“Ishte një vendim i vështirë për të rruajtur flokët e Isla-s. Ajo kishte kaçurrela të bukura bjonde, por kur nuk i kishte më, filloi të shkulë të miat ose të nxirrte ato që ndodheshin te furça e flokëve.

Unë kam provuar gjithçka për ta ndalur atë, por asgjë nuk ka funksionuar. Unë e di që trichotillomania shpesh lidhet me ankthin, por Isla është fëmij i lumtur, kështu që nuk e di se çfarë po ia shkakton.”

Nëna u kujtua se kur Isla ishte foshnje rrotullonte flokët e saj rreth gishtit ndërsa thithte gishtin e madh. Në fillim, familja nuk ishte shqetësuar, duke menduar se ky zakon ishte “i bukur”. Por kur Kerry shpërndau një video të Isla-s 1 – vjeçare në Facebook, një mik komentoi duke thënë se dukej sikur foshnja ishte duke ngrënë flokët e saj.

Ajo shtoi:

“Kjo më shqetësoi. Unë natyrisht që nuk doja që ajo të hante flokët e saj.”

Për pak kohë Isla dukej mirë, derisa ajo filloi të tërhiqte flokët e Kerrit dhe më pas, kur iu rritën flokët filloi t’i tërhiqte përsëri.

Tanimë nëna e saj e shqetësuar ka provuar gjithçka, që nga lyerja e flokëve të Isla-s me vazelinë, duke e bërë në këtë mënyrë të vështirë tërheqjen e flokëve nga yndyra e deri në inkurajimin për të luajtur me batanije apo manekin. Por deri më tani, asgjë nuk ka funksionuar. Edhe pse mendohet se mund te jetë trichotillomania, mjekët, të cilët nuk kanë bërë ende një diagnozë zyrtare, shpresojnë që kjo të jetë një fazë që do të mund të kalojë.

Kerry shpjegoi: “Unë shpresoj të njoh një pediatër specialist. Edhe nëse Isla do të mund ta kalojë, e di që kjo sëmundje është e lidhur me stresin, kështu që mund t’i kthehet kur të rritet. Unë dua që të ketë një diagnozë në raportin, në mënyrë që të jetë lehtësisht e disponueshme gjatë jetës së saj, nëse do të ketë nevojë për të.”

Por tanimë flokët e Isla-s nuk janë rritur njëtrajtësisht, në anën e majtë i janë rritur normalidht, ndërsa në anën e djathtë kanë ngelur të shkurtra.

Nëna e saj, e cila është ndalur edhe në rrugë nga njerëzit që e kanë pyetur se çfarë i ka bërë flokëve të vajzës së saj, tragon:

“Njerëzit mendojnë se i kam bërë asaj një prerje flokësh të dyshimtë, pasi duket pothuajse si alopecia. Flokët e saj duken ende të rruara. Nuk ka asgjë në njërën anë të kokës për të tërhequr. Unë nuk dua ta shqetësoj ose ta bëj atë të ndjehet keq, ndaj ndonjëherë i jap asaj disa nga flokët e mi për të luajtur.

Kerry po e ndan historinë e saj për të rritur ndërgjegjësimin për gjendjen e së bijës. Ajo shtoi:

“Do të doja që të gjithë  të  informohen rreth trichotillomania-s sepse është një gjendje që u ndodh miliona njerëzve në mbarë botën.

Vëllezërit dhe motrat e Isla-se dinë gjithçka rreth saj dhe janë përkrahës, por unë shqetësohem më atë çka do të haset Isla kur të shkojë në shkollë. Do të ishte mirë që prindërit t’u mësonin fëmijëve të tyre rreth kësaj gjendje, në mënyrë që ata të kuptojnë se nëse dikush duket ndryshe nuk do të thotë që nuk është njeri i mirë”

./tvklan.al