Për vite, ekspertët janë duke u përpjekur të na bindin se kripa e tepërt është armiku numër një i shëndetit dhe se duhet t’i hamë ushqimet pa kripë.

Megjithatë, një pikëpamje tërësisht e ndryshme është dhënë nga ish-presidenti i Federatës Botërore të Zemrës (WHF), i cili argumenton se konsumi i kripës në doza të ulëta, mund të rrisë rrezikun kardiovaskular në vend që të na mbrojë prej tij.

Dr. Salim Yusuf, profesor i sëmundjeve kardiovaskulare në Universitetin McMaster në Kanada dhe ekspert botëror në shëndetin kardiak, tha se konsumi i kripës në doza më të ulëta se 5 gram, në qoftë se ndiqet për një kohë të gjatë është i rrezikshëm për shëndetin.

Siç shpjegoi ai, mungesa e përdorimit të kripës dëmton ekuilibrin natyror të trupit dhe kjo është e nevojshme për shumë funksione të trupit. Dr. Jusuf shtoi se është më e sigurt të hamë 7.5- 12.5 gram kripë në ditë, ekuivalente kjo me 3-5 gram sodium.

Në këtë raport, shkencëtarët theksojnë se sipas të dhënave epidemiologjike në dispozicion duhet të hamë më pak se 5 gram sodium në ditë./tvklan.al