Sëmuret edhe një ndër vendet më të pastra në planet. Liqeni Baikal në Siberinë e largët po vuan humbjen e specieve që e popullojnë dhe algat po vrasin sfungjerët që janë shumë të rëndësishëm për procesin e biofiltrimit. Biologët thonë se nga 176 llojë sfungjerësh që e popullojnë liqenin, vetëm 11% e tyre janë të shëndetshëm.

Shkaqet sipas tyre janë ndotja e madhe e ujërave nga kompanitë industriale që ndodhen në rrethinat e tij, turizmi masiv dhe ngrohja globale. Gjithashtu prezenca e metanit dhe detergjentëve në ujërat e liqenit kanë ndikuar ndjeshëm në zhdukjen e specieve që e popullojnë duke vënë në rrezik gjithë ekosistemin e tij.

Baikal është liqeni më i thellë në botë, por edhe me ujërat më të pastër, të paktën deri para disa vitesh konsiderohej i tillë. Në zonën e liqenit eksistojnë 3700 specie kafshësh dhe bimësh. Në pakësim të fortë paraqitet edhe peshku Omul, një lloj salmoni që rritet vetëm aty. Në 15 vitet e fundit kemi një pakësim prej 60 % të këtij peshku. Shkëncëtarët kërkojnë që të veprohet sa më shpejt për pastrimin dhe shpëtimin e liqenit para se të jetë tepër vonë.

KLAN PLUS