Çështja e përfshirjes së Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane vazhdon të jetë në qendër të stuhisë politike në Uashington me përplasjen mes demokrateve dhe republikaneve.

Në senat, Komiteti i Inteligjencës lëshoi një urdhër që detyron ish-sekretarin e mbrojtjes Michael Flyn të dorëzojë dokumentet e kërkuara nga senatoret të cilët po hetojnë lidhjet e tij me Rusinë.

Çështja e ndikimit rus në zgjedhje sipas demokratëve është edhe arsyeja se pse Trump largoi nga detyra shefin e FBI-së James Comey. Sipas tyre, vetëm pak ditë përpara largimit të Comey, ai kishte kërkuar informacione shtesë për hetimin.

Trump nga ana tjetër, mbrojti vendimin e tij se behet fjale vetëm për mënyrën si FBI ndoqi çështjen e email-eve të Clinton.

“Demokratet kanë thënë gjera nga më të këqijat për James Comey, përfshirë edhe që duhet pushuar, tani bëjnë si të mërzitur – shkruan Trump. Comey humbi besimin e të gjithëve në Uashington, republikanëve dhe demokratëve – vazhdon ai. Kur gjërat të qetësohen, do të më falenderojnë”.

Analistet thonë se fakti që senati nxori një urdhër detyrues për Flynn, një akt shumë i rrallë për senatin, tregon se hetimi po kryhet seriozisht. Demokratet megjithatë kërkuan garanci se FBI nga ana tjetër do ta vazhdoje e pandikuar hetimin e saj për çështjen ruse edhe pas largimit te Comey-t./Tv Klan