Senatori amerikan, John McCain gjatë ditës së sotme do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.

Gjatë qëndrimit në vendin tonë, ai në një seancë solemne do t`i adresohet deputetëve të Kuvendit të Kosovës, njofton Klan Kosova.

Kjo seancë do të mbahet në orën 14:30 derisa McCain para kësaj seance do të takohet me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli me fillim nga ora 13:45.

Më pas, senatori amerikan John McCain do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa në orën 15:10./KlanKosova