avionet ushtarakeDy avionë ushtrakë ukrainas janë rrëzuar sot nga njësitë separatiste, konfirmuan burime zyrtare të ministrisë së Mbrojtjes në Kiev.

Modeli i avionëve nuk është bëri i ditur.

Pilotët kanë mundur të katapultohen, por fati i tyre nuk dihet ende.

Avionët janë qëlluar nga një sistem i mbrojtjes kundër-ajrore.

Sipas të njëjtit burim, ngjarja e sotme ka ndodhur në afërsi të kufirit ruso-ukrainas në qytezën Dimitrivka.

Rezulton se rrëzimi i avionëvë ushtrakë ka ndodhur jo shumë larg nga vendi ku ndodhen mbetjet e Boeingut të Malaysia Airlines të rrëzuar në enjten e shkuar.

Tv Klan