Me mijëra të rinj protestuan ne qytetet kryesore serbe pas fitores në zgjedhjet presidenciale te kryeministrit, Aleksander Vuçiç.

Me parulla dhe thirrke kundër Vuçiç, protestuesit e quajtën presidentin e zgjedhur “Hajdut” dhe kërkuan largimin e tij nga politika.

Protestat u mbajtën në disa nga qytetet kryesore te Serbisë si Beograd, Nish dhe Novisad. Në kryeqytet  protestuesit zhvilluan një marshim nga Televizioni Publik Shtetëror, tek Komisioni Shtetëror Zgjedhor deri tek godina e qeverisë për t’u ndalur përpara parlamentit.

Sipas protestuesve, Vuçiç ka manipuluar votimet e se dielës. Tubimet pritet të vijojnë edhe të martën në Nish dhe Beograd.

Tv Klan