Serbia ka dorëzuar kërkesën për ekstradimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili po mbahet në paraburgim në Francë.

Mediat serbe raportojnë se kërkesa për ekstradimin e Haradinjat është dorëzuar sot tek autoritetet franceze nga Ministria e Drejtësisë.

Bashkë me kërkesën për ekstradim, është dërguar edhe dokumentacioni në gjuhën franceze, në bazë të të cilit sistemi francez i drejtësisë do të vendos nëse janë përmbushur kushtet për ekstradimin e Haradinajt në Serbi.

Për arrestimin e ish-kryeministrit të Kosovës ka folur mbrëmë edhe Maja Kocijenaçiç, zëdhënësja e shefes për politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

“Perspektiva evropiane për rajonin, sipas nesh, është e vetmja mënyrë për të ecur para. Në këtë kontekst, ne iu bëjmë thirrje të gjitha palëve që t’i përmbahen një klime që nxit normalizimin e sigurisë”, ka thënë Kocijançiç.

Ramush Haradinaj u ndaluar më 4 janar në aeroportin e Bazelit nga policia franceze, në bazë të një fletë-arresti lëshuar në vitin 2004 nga Serbia.

Autoritetet politike në Prishtinë dhe Tiranë kanë kërkuar lirimin e tij, duke e cilësuar absurd këtë ndalim mbi bazën e urdhrave te dikurshëm të Beogradit./tvklan.al