Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, ka kërkuar autonomi për serbët që jetojnë në Veri të Kosovës. Ky, sipas saj, është kushti i Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, e cila i paraprin çështjes delikate të statusit të Kosovës.

Në një intervistë dhënë për Bloomberg, Brnabiç tha se tani i takon Kosovës të vendose nëse do t’u japë një lloj autonomie serbeve që jetojnë në veri të vendit. Në fund të këtij rrugëtimi do të vendoset edhe për statusin e Kosovës, deklaroi kryeministrja.

Gjatë intervistës, kryeministrja serbe, ka folur edhe të ardhmen europiane të Serbisë. Në një deklaratë të fortë, ajo tha se Serbia është gati të tërhiqet nga marrëdhëniet e ngushta me aleatin e vjetër, Rusinë, nëse ky do të ishte kusht për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Brnabiç është zotuar të ndjekë rrugën e ish kryeministrit, aktualisht president i vendit, Aleksander Vuçiç për të anëtarësuar Serbinë në BE deri në vitin 2020.

/Tv Klan