Beogradi po matet se në çfarë formati do të përfaqësohet në Samitin e Bashkimit Evropian – Ballkani Perëndimor, që do të mbahet më 17 Maj në Sofje.

Sipas gazetës serbe “Novosti” , pas Spanjës edhe  Rumania dhe Qiproja janë afër afër vendimit që të mos marrin pjesë në diskutimet kryesore në këtë takim.

Këto tre vende anëtarë të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën shtet nuk duan që të jenë në të njëjtën tryezë me përfaqësuesit e Prishtinës, madje as që të gjenden në fotografinë e përbashkët e cila është e zakonshme për konferenca të tilla.

Spanja, Rumania dhe Qiproja mund të përdorin Planin B, në mënyrë që zyrtarët e tyre të jenë vetëm në një darkë pune të planifikuar të mbahet një ditë para  samitit, ndërsa të nesërmen ata do të përfaqësoheshin nga disa anëtarë të tjerë./ Klan Kosova.