Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë i ka nisur një notë proteste të ngarkuarit me punë në ambasadën e Shqipërisë në Beograd, Xhelal Fejzës, për shkeljen e flamurit shtetëror të Serbisë përpara ambasadës së Francës në Tiranë.

Serbia ka kërkuar nga autoritetet shqiptare që të arrestojnë autorin dhe ta dënojnë në përputhje me ligjet shqiptare.

Tirana-zastava-Haradinaj

 

“Fejza ka shprehur keqardhje për incidentin dhe ka thënë se reagimi i Serbisë do t’i përcillet Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë”, ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë.

Një shqiptar ka shkelur flamurin e Serbisë përpara ndërtesës së ambasadës së Francës në Tiranë, në shenjë proteste ndaj arrestimit të Ramush Haradinajt

Haradinaj u arrestua të mërkurën në aeroportin e Bazelit, në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Serbisë./ tvklan.al