Serbia nuk do të mund të bëhet anëtare e Bashkimit Europian, pa hequr dorë nga Kosova. Kështu shprehet zëvendëskryeministri i Rusisë, Dmitry Rogozin.

Rogozin, i cili po qëndron në Serbi për inaugurimin e Aleksandër Vuçiç president, sipas

Klan Kosovës,

deklaroi se

 

anëtarësimi i Malit të Zi në NATO ishte direkt kundër Serbisë dhe jo kundër Rusisë.

Sipas Rogozin, Serbia është vendi më i madh dhe me më ndikim në Ballkan dhe se ky regjion varet nga stabiliteti i këtij shteti./tvklan.al