Fitorentina arriti një fitore me përmbysje ndaj Inter në takimin e javës së 25 të Serie A. Ndeshja e zhvilluar në Firence përfundoi me rezultatin 2 – 1.

Brozovic kaloi në avantazh miqtë nga Milano në pjesën e pare, duke krijuar përshtypjen se zikaltërit do të ktheheshin te fitorja. Kapiteni Borja Valero barazoi rezultatin, ndërsa Babacar vendosi fitoren me golin e shënuar në kohën shtesë. Me këtë sukses Fiorentina ngjitet në vendin e tretë.

Milan fitoi me Genoa duke vijuar të besojë te një vend në kupat e Europës. Skuadra e Mihajlovic mori 3 pikët falë suksesit 2 – 1 në përballjen e zhvilluar në “San Siro”.

Shënuesit për Milani ishin Bacca dhe Honda, ndërsa për Genoa ishte Cerci. Japonezi ishte më më i miri në fushë. Fitore të rëndësishme jashtë fushe për Torino dhe Bologna.

Juventus mori kreun e renditjes pas fitores së djeshme 1 – 0 ndaj Napoli. Suksesi u vendos nga goli i Zaza në minutat e fundit.

Tv Klan