SERIALET NE TV KLAN

Osmani

Seriali turk më i kushtueshëm i të gjitha kohërave me veshje dhe skenografi mbreslënëse. Me aktorin më të famshëm dhe më të paguar Burak Ozcivit. Shifra rekord shikueshmërie në çdo episod të tij si seriali më i ndjekur në Turqi. Si do të rrjedhë historia e djalit të Ertugrulit, Osmani, ai që themeloi perandorinë më të madhe të kohës?

  • E martë - e mërkurë 21:00

I pabesë

E tradhëtuar nga bashkëshorti, jeta e saj “shembet” kur zbulon se prej 2 vitesh ka jetuar në një rrjet gënjeshtrash dhe mashtrimesh! Drama e një gruaje që refuzon të jetë viktimë e jetës së saj! Seriali dramatik që “tronditi” matjet e shikueshmërise duke e bërë atë serialin më të ndjekur të vitit që nga episodi i parë! Rikthimi i bujshëm në ekran i aktores më të famshme jo vetëm në Turqi, Cansu Dere. I përshtatur nga seriali HIT britanik i BBC “Dr.Foster”.

  • E shtunë - e diel 20:05

Vera e fundit

Një prokuror idealist merr një ofertë shumë të mirë nga një kriminel që e ka arrestuar 8 vjet me parë. Ai do të dëshmojë kundër bandës kriminale me një kusht: prokurori Selim duhet të mbrojë personalisht djalin e tij Akgun, i rritur në një botë mes krimit dhe rrezikut. Selim tashmë ka një pjesëtar tjetër në familjen e tij, ku asnjëra palë nuk është dakort me këtë bashkëjetese. Një dramë romancë dhe aksion me aktorët e preferuar Alperen Dymaz dhe Birce Akalay. I xhiruar në bregdetin më të bukur të detit Egje, në Cesme të Izmirit.

  • E hënë – E shtunë 16:05

Shërbëtori i popullit

Seriali me njeriun më të adhuruar të momentit në të gjithë botën, Volodymyr Zelenski, presidenti i Ukrainës, heroi i padiskutueshëm i një kombi që krenohet me të. Seriali ku Zelenski, ish aktor dhe producent, interpreton një mësues historie, që krejt papritur garon në zgjedhjet presidenciale, duke fituar 70% të votave. Çfarë ndodh kur dikush ju filmon teksa ju shani duke treguar gjendjen e mjerueshme të vendit tënd nga politikanët e korruptuar?! Dhe kjo video bëhet virale në mediat sociale...

  • E hënë – E enjte 23:35

Vajza në dritare

Nje fenomen TV per dramen qe rrefen dhe si seriali me i mire i vitit me interpretimin e jashtezakonshem te Burcu Biricik (Dila tek “Kuzgun”). Nalan eshte nje vajze e re, e bukur dhe e pafajshme, e cila nuk ka dale kurre nga shtepia vetem. Nena e saj Feride, eshte shume konservatore dhe nje nene “e fiksuar” pas pastertise dhe moralit. Sedat, nje djalosh shume i pashem dhe nje donzhuan i llastuar mes luksit, eshte trashegimtari i hotelit te familjes “Korollu”. A do te jene ata cifti perfekt? Cilat jane te fshehtat dhe sekretet e te kaluares qe te dy i fshehin njeri-tjetrit? A mund ta “demtoje” nje nene vajzen e saj duke e dashur dhe mbrojtur deri ne ekstrem?

  • E hënë - e shtunë 18:20

Dhoma e kuqe

Histori te verteta njerezore! Histori te trishta! Histori frymezuese! Rrefime njerezore, ku gra te dhunuara tregojne problemet dhe traumat e tyre me shpresen qe te ndryshojne rrjedhen e jetes. Histori te ngjashme dhe familjare per cdo grua ne cdo cep te botes dhe madje do t’ju hapin syte dhe ndergjegjesojne shume te tjera! Pese psiko-terapiste na dergojne ne nje udhetim jetesh te ndryshme njerezore gjate seancave ne klinike dhe pse jo duke na zbuluar edhe problemet e tyre personale. Nje serial dramatik i fuqishem qe reflekton histori te verteta dhe nje sukses nderkombetar ne cdo shtet ku po shfaqet.

  • E hënë - e premte 20:00

Premtimi

Rejhan dhe Emir nuk mund të ishin më të ndryshëm, por jeta e tyre ndërthuret nga një premtim që i bashkon ata në mënyrën më të papritur...

  • E hënë - e premte 13:20 & e shtunë 16:05

Amaneti

Seher duhet te coje deri ne fund amanetin e motres se saj dhe te kujdeset per nipin, Jusufin e vogel. Te dy bashke e gjene veten te zene “peng” brenda viles luksoze ku mungon dashuria dhe lumturia. I zoti i shtepise, Jamani, nje biznesmen i fuqishem, por shume i eger dhe i ftohte. Nje dashuri e pamohueshme nis te rritet ne zemren e dikujt...

  • E hënë - e shtunë ora 14:30

Pasion dhe Pushtet

Nje rivalitet i forte pa kufinj. Nje fiksim dashurie qe ndryshon jeten e te gjitheve. Martesa te palumtura dhe drama e dy familjeve me te fuqishme. Nje rivalitet qe do te pasoje edhe tek femijet e tyre. Kur pasioni dhe pushteti mbizoterojne, konflikti shnderrohet ne “lufte”. A mund te urresh deri ne vdekje dhe te duash me te njejten force!? Telenovela me e mire e vitit ne Meksike, me nje kast aktoresh shume te famshem!

  • E hënë - e shtunë 12:30