Në median turke kanë qarkulluar lajme se aktori kryesor i një prej serialeve më të ndjekur të momentit “Ertugrul”, Engin Altan Duzyatan, do të largohet në përfundim të sezonit këtë verë.

Sipas raportimeve, seriali do të hynte në një fazë të re, ku aktor kryesor do të ishte pasardhësi i Ertugrulit dhe si domosdoshmëri ai vetë do të largohej.

Kjo ka detyruar producentin e serialit të suksesshëm të kthejë një përgjigje zyrtare në lidhje me hamendësimet.

Producenti Mehmet Bozdag, pronar i kompanisë që prodhon serialin, “Tekden Film”, bëri të ditur se Engin Altan Duzyatan do të vazhdojë të jetë pjesë e serialit edhe gjatë vitit të ardhshëm.

Në një postim në mediat sociale, Bozdağ tha se lajmet që flisnin për largimin e aktorit kryesor të serialit “nuk ishin të vërteta” dhe se seriali do të vazhdojë sipas skenarit.

“‘Diriliş Ertuğrul’, shumë i pëlqyer dhe i ndjekur nga teleshikuesit do të vijojë me surpriza dhe aksion në seritë e reja”, tha ai duke shtuar se “lajmet që thonë se aktori kryesor i serialit, Engin Altan Duzyatan, do të largohet në fund të sezonit, nuk janë të vërteta.”/tvklan.al

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”155″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]