Bashkëshorti i modeles dhe aktores shqiptare Almeda Abazi, Tolgahan Sayizman ka nisur xhirimet për serialin e ri.

Një superproduksion i kompanisë “Gold”, seriali “Perla e Zezë” do të sjellë sëbashku aktorë të njohur si Tolgahan Sayışman, Hande Erçel, Berk Hakman dhe Melis Sezen.

Xhirimet për serialin e ri ka në nisur në muajin gusht ndërsa seria e tij e parë do të transmetohet në televizion në muajin shtator.

Në serialin e ri, një ndër projektet më ambiciozë të sezonit, Hande Erçel do të luajë rolin e Hazalit, ndërsa Tolgahan Sayışman rolin e Kenanit.

Seriali i ri flet për dy të rinj që i kanë dhënë fjalën njëri-tjetrit për të mos u ndarë kurrë, por jeta e tyre do të ndryshojë kur një i tretë vjen në qytetin e tyre dhe bën gjithçka për të marrë në dorë bukuroshen Hazal./tvklan.al