Juventus po përgatitet të rikthehet në San Siro, atje ku mori humbjen e parë të sezonit me Interin, por kësaj radhe do të përballet me skuadrën tjetër të këtij qyteti, Milanin.

Rivaliteti është historik mes këtyre skuadrave. Aktualisht Juve kryeson renditjen, ndërsa Milani gjendet në vendin e tretë me 5 pikë më pak.

Në konferencën për shtyp një ditë para ndeshjes, ish trajneri i Milanit, tashmë në drejtim të Juventusit, Massimiliano Allegri tha se ndeshje të tilla janë gjithnjë të ekuilibruara.

“Nesër do të gjejmë një skuadër të re, të fortë, teknike dhe me entuziazëm, e stërvitur nga një teknik shumë i mirë. Luajnë një futboll të mirë, dhe e meritojnë vendin e dytë, por kampionati është i gjatë.”

Ndërkaq Vincenzo Montella, tekniku i kuqezinjve, kërkon një paraqitje kundër Juves, skuadrës më të fortë të Serie A deri tani, për të konfirmuar rezultatet e deritanishme.

“Për një trajner është e rëndësishme që skuadra të gjejë vazhdimësinë në të gjithë sezonin. Nëser shpresoj të shoh pikërisht këtë. Dua të shoh një interpretim perfekt të lojës. Për të arritur këtë na duhen si të rinjtë, ashtu edhe lojtarët me experiencë. “

Që prej Nëntorit të 2012 Juventus i ka fituar të gjitha përballjet me Milanin kur ishte dhe fitorja e fundit e kuqezinjve përballë Juves.

Tv Klan