Nuk është vetëm një ndeshje kupe, nuk është thjeshtë një lojë futbolli, nuk është vetëm një sfidë, është derbi i Machester dhe pavarësisht trofeut, kur United dhe City janë përballë njëra-tjetrës, qoftë edhe për trofeun e League Cup, sfida kalon përtej rezultatit.

Do të jetë një sfidë mes Mourihnos dhe Guardiolas. Sigurisht e importuar në Machester nga kampionate të tjerë, gjithsesi dy teknikët janë me siguri ende duke menduar si do të thyejnë njëri-tjetrin në këtë ndeshje.

Mourihno kërkon t’i japë një përgjigje të gjithëve pas humbjes së turpshme me Chelsean, aq më tepër që luhet në Old Traford dhe City është i vetmi ekip që fitoi këtë sezon në teatrin e ëndrrave në ndeshjen e Premier League, ndërsa Guardiola do të përpiqet të mbajë City në vendin e parë pasi në Angli trofeun e pretendojnë shumë skuadra.

Për më tepër ekipi i tij nuk ka marrë një fitore prej 5 ndeshjesh në të gjitha kompeticionet.  Mes lojtarëve sfida më e madhe do të jetë mes golashënuesve më të mirë të secilës skuadër. Zlatan Ibrahimovic ka shënuar 6 gola në të gjithë kompeticionet me Manchester ndërsa Sergio Aguero i City ka realizuar 11. / TV KLAN