I ftohti nuk ka ndaluar aspak trafikimin e drogës. Policia italiane ka zbuluar një gomone me drogë dhe armë e nisur nga brigjet shqiptare, e cila ka kaluar ngushticën e Otrantos. Trafikantët ndaluan në zonën midis San Foca dhe Torre Specchia në Leçe. Sipas mediave italiane, droga u dallua nga disa peshkatarë, të cilët telefonuan menjëherë policinë.

184606465-46a25caa-dbd2-4211-bb0f-5680c044c2c2

Ngarkesa ishte hedhur në disa shkurre. Në total autoritetet mësohet se kanë sekuestruar 700 kilogramë kanabis me vlerë 4 milionë euro. Deri më tani nuk ka ende persona të identifikuar si të përfshirë në këtë trafik, por hetimet vazhdojnë.

Brenda këtij viti, kjo është hera e tretë që policia italiane kap sasi të mëdha drogë, ku vlera e tyre ka qenë me miliona euro./tvklan.al