Një sasi tritoli i është vendosur një Bar- Restoranti në Krujë. Policia njofton se ka marrë një telefonatë mesnatë, rreth orës 00:23 se në Krastë, në pjesën hyrëse të lokalit ka shpërthyer një sasi lënde plasëse.

Lokali është në pronësi të 41- vjeçarit me inicialet M.V. 41 vjeç, banues në Fushë-Krujë. Menjëherë në vendngjarje kanë shkruar shërbimet policore. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në përcaktimin e sasisë dhe llojin e lëndës plasëse po kryhen veprime nga ekspertët Antieksploziv.

Është ngritur grupi hetimor, të cilët po punojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes./tvklan.al