Policia amerikane është në kërkim të këngëtares Sinead O’Connor, pasi familja e saj ka raportuar se ajo u ka thënë atyre se ka si qëllim të vrasë veten.

Në një regjistrim audio të publikuar nga faqja online TMZ, policia e departamentit të Chicago-s,ka marrë të dhëna nga autoritetet irlandeze, se këngëtarja ka kontaktuar familjen e saj dhe i ka thënë këtyre të fundit se do të hidhet nga një urë në Chicago.

49-vjeçarja alarmoi policinë e Chicago-s në muajin Maj, pasi këngëtarja, e cila ka një histori të gjatë me sëmundje depersive, doli  për një xhiro me bicciklektë dhe nuk u kthye për 36 orën në shtëpi./tvklan.al