Një tjetër grabitje ka ndodhur përgjatë 24 orëshit të fundit. Këtë herë ngjarja ka ndodhur në fshatin Bulgarec, të Korçës, rreth orës 01.35 të natës së shkuar.

Burime të policisë bëjnë të ditur se pre e grabitësve ka rënë një biznes privat, prodhime materialesh ndërtimi, në pronësi të L.L.

Dy kanë qenë personat, të cilët të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve, dyshohet se kanë vjedhur një sasi parash brenda kasafortës së biznesit dhe më pas janë larguar.

Aktualisht, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj./tvklan.al