IbeReshjet e shiut të së dielës kanë bllokuar për rreth dy orë qarkullimin në aksin rrugor Tiranë –  Elbasan.

Frika se mos shkaktohen sërish rrëshkitje të dherave në kodrat e fshatit Ibë, ka bërë që policia të mos lejojë qarkullimin e mjeteve në orët e para të mëngjesit.

Por me ndalimin e reshjeve, qarkullimi automjeteve ka vijuar sërish, kryesisht vetëm me një sens lëvizje të alternuar dhe të kontrolluar nga Policia e Qarkullimit Rrugor.

Nga ana tjetër kompania kontraktore që po ndërton rrugën Tiranë –Elbasan ka vijuar edhe gjatë ditës së dielë punimet për heqjen e dherave nga pjesa e sipërme e masës së rrëshqitur.

Dheu dhe gurët e shkëputur kanw shkatërruar dy objekte ndërsa rrezikon në çdo çast të marrë përpara shtëpitë e tjera, tashmë të boshatisura.

Rreth 30 familje kanë braktisur shtëpitë e tyre dhe firma që po kryen punimet e autostradës ka marrë përsipër pagesën e qerasë së strehimit.

Grupi i ekspertëve të ngritur për menaxhimin e situatës së shkaktuar nga rrëshqitja e dherave në Ibë ka konkluduar se zona akoma konsiderohet me potencial shumë të lartë rrëshkitje.

Policia njofton se në rast se do të ketë përkeqësim të kushteve do të bëhet ndërprerja e plotë e qarkullimit të mjeteve.

Tv Klan